Një femër është plagosur me armë zjarri nga disa persona të panjohur në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur më 15.02.2023, ndërsa është raportuar në polici të premten rreth orës 14:20, në rrugën “Filipa Visnjiqa”.
Policia ka bërë të ditur se e plagosura është shtruar në spitalin në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se njësitë policore kanë kontaktuar me viktimën e cila ka treguar se të mërkurën rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë nga disa persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.