×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Djali i dehur tenton të hedhë babain në pus, 77 vjeçari e qëllon për vdekje me çekiç

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 9:46

    Ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Maliq, në fshatin Zvezdë, ku u vra me sende të forta 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi.

    Ka qenë fillimisht 50-vjeçari që u konfliktua me babain dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit.

    Babai i tij, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi më pas e ka goditur me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve, raporton balkanweb.

    Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike.

    Pikërisht ditën e djeshme ai ka shkuar i dehur në shtëpinë e tij dhe më pas është konfliktuar me të atin.

    Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë dhe ka marrë në pyetje të moshuarin për të zbardhur të plotë rrethanat e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!