Presidentja Vjosa Osmani tha sot në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën e Mynihut se sa më shumë gra marrin pjesë në këto çështje aq më shumë do të ketë rezultate pozitive për të gjithë.
Ajo ka folur për rolin e grave kosovare paraluftës dhe gjatë luftës.
Osmani ka pohuar se gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës dhe shumë të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta në rezistencën paqësore kur populli i Kosovës ishte viktimë e aparteidit, regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura nga regjimi i dhunshëm.
Osmani ka shtuar tutje se gratë në Kosovë ishin shumë të përfshira edhe gjatë luftës çlirimtare dhe shumë prej tyre kanë rënë si dëshmore.
? Live now: #MSC2023 | Conversation on Women, Peace & Security
Speakers: @VjosaOsmaniPRKS, @FranciaMarquezM, @Tsihanouskaya and @SvenjaSchulze68, moderated by @theidlethinker https://t.co/drzdQCiS10
— Munich Security Conference (@MunSecConf) February 18, 2023
Presidentja tutje ka shtuar se Kosova është ndër storiet më të mira të suksesit dhe është shembull i shtetit demokratik.
“Besoj fuqishëm dhe besoj se të gjithë ndërkombëtarët që janë të përfshirë në një mënyrë ose tjetër me procesin e shtetndërtimit të Kosovës e dinë se Kosova është një ndër storie më të mira të suksesit, është shembull i shtetit demokratik”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net/.