Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën nga Mynihu se ka pasur shumë takime të rëndësishme në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po zhvillohet atje, duke shtuar se takimi me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka qenë i vështirë.
“Ne u qortuam që nuk vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse. Ne diskutuam edhe për përgatitjen e bisedimeve të mundshme me Kurtin, thashë se jam gjithmonë i gatshëm për bisedime. Serbia kurrë nuk i është shmangur dialogut”, ka thënë Vuçiqi për TV Rozë.
Vuçiqi ka shtuar se i pyetur nga Borrelli nëse është optimist për këto bisedime, ai është përgjigjur se “nuk është optimist duke e njohur Kurtin dhe Prishtinën”.
Presidenti i Serbisë shtoi se Konferenca e Mynihut është bërë e tillë që më së shumti diskutohet për politikën dhe se Ukraina është një temë e nxehtë.
Ai shtoi se ishte mirë që delegacioni i Serbisë ishte në takim për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Prishtinës.
“Kurti dhe Osmani janë këtu, është mirë që janë edhe përfaqësuesit e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.