Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetëror, të cilët dje, gjatë seancës në Kuvend për nder të Ditës së Pavarësisë, nuk përmenden krerët e UÇK-së në fjalimet e tyre.
“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet”, është thënia, me të cilën Hoxhaj i përshkroi ata, të cilët nuk ia përmenden emrin as Thaçit, as Veselit, mirëpo as Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se kjo sjellje është zemërngusht[ ndaj atyre me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë.“
“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.” Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”, shkruan Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.