×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi nuk lëvizi nga vendi kur u intonua himni i Kosovës, Çitaku: E pabesueshme, marre

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 19:20

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili nuk lëviz nga vendi teksa intonohet himni i Kosovës në një ndeshje futbolli, shkruan Reporteri.net.

    Në pamjet e kapura nga të pranishmit në një ndeshje miqësore që po zhvillohej mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, Bislimi nuk e ka parë të udhës të ngrihet në këmbë në momentin kur është intonuar himni i Kosovës, e po ashtu edhe ai i Gjermanisë.

    Këtë veprim të zëvendëskryeministrit, Çitaku e ka quajtur të turpshëm dhe të pabesueshëm.

    “E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak.
    Marre”, ka shkruar ajo.

    Ndeshja miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë është zhvilluar sot dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!