×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Borrellin e Lajçakun, propozimi evropian dhe takimi i 27 shkurtit, temë e diskutimit

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 20:34

    Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja bëhet e ditur se në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.

    Kurti gjatë ditës në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

    Në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

    Takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me 27 shkurt në Bruksel, ka konfirmuar Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme.

    Siç u bë e ditur, Borrell bashkë me ndërmjetësin evropian, Miroslav Laçak fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët.

    Në fokus të takimit do të jetë propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve. /Reporteri.net/

    E konfirmon BE-ja: Kurti e Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!