Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron në Zvicër për takime me mërgatën në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Siç ka njoftuar PDK, lideri i opozitës sot nga ora 13 e 30 do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Zvicër për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Paraprakisgt, kreu i PDK-së sot ka njoftuar se ka takuar nëndegën e PDK-së në Gjenevë.
“Pritje e ngrohtë nga bashkatdhetarët në Gjenevë, ku takova strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë nëndegë, të cilët i falënderova për angazhimin dhe punën e shkëlqyer në rritjen e PDK-së në këtë kanton.
Po ashtu, ata i urova për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Festa me mërgatën, që e ka mbajtur gjallë vendin dhe kauzën atdhetare me kontributin e saj në çdo periudhë, është përherë kënaqësi”, ka shkruar Krasniqi në faqenne tij në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.