×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen në integrimin euroatlantik

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 15:03

    Kryeministri Albin Kurti ka takuar homologen e tij të Lituanisë, Ingrida Simonyte, në Mynih.

    Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet tyre, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

    Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!