×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se dy ministra u kthyen në Kosovë, Bekim Haxhiu: Njëri ka ikë në Amerikë

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 16:11

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili thotë se dy ministra të tij janë kthyer në Kosovë për punuar e vepruar.

    Por, sipas Haxhiut, Kurti ka harruar se njëri nga ta – doktori Rifat Latifi “ka ikur” për në SHBA.

    “I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”, shkroi ai në Facebook.

    Ai akuzoi shefin e qeverisë për mashtrime e punë të dobët në ekzekutiv.

    “Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”, shtoi ligjvënësi opozitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!