×
  • Lajme
  • Lajme

    Elmi Reçica: Bashkatdhetarët po bashkohen me PDK-në, për t’ia kthyer Kosovës qeverisjen e mirë

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 16:35

    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e partisë Memli Krasniqi po qëndorjnë në Zvicër ku po takojnë bashkatdhetarët atje.

    Ai thotë se me PDK-në po bashkohet një numër i madh i bashkatdhetarëve, siç shton për t’ia kthyer Kosovës qeverisjen e mirë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Gjenevë të Zvicrës së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, patëm një takim të ngrohtë me strukturat e PDK-së në këtë nëndegë, me ç’rast i uruam 15 vjetorin e Pavarësisë dhe i falënderuam për angazhimin dhe përkushtimin e zgjerimit të PDK-së në këtë kanton.

    Angazhimi im dhe i Komisionit për Mërgatë po japin rezultate të mëdha, duke u bashkuar kështu një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë rreth vizionit të PDK-së, për të ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!