×
  • Sport
  • Sport

    Veç në Kosovë: Brenda një vere, futbollisti pensionohet, i rikthehet futbollit dhe ndërron skuadër

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 18:38

    Futbolli i Kosovës vazhdon të dhurojë vaki sa interesante, aq edhe qesharake.


    Ndonëse jemi të ri në Evropë, nuk na ka ndodhur të dëgjojmë që një lojtar të pensionohet, t’i rikthehet futbollit por duke iu bashkuar një skuadre tjetër, dhe po në të njëjtin afat të rikthehet sërish te skuadra nga ku e mori vendimin për pensionim.

    Një verë e gjatë, me lëvizje të paparashikueshme.

    Është Nikollë Dushi, që më 8 maj ka vendosur të pensionohet nga futbolli, sa ishte pjesë e KF UV Malisheva në Ligën e Dytë.

    Më 23 korrik, i njëjti futbollist i prezantua si prurje e madhe për Bashkimin e Koretinit, gjë që nënkupton edhe vendimin e tij për t’u rikthyer në futboll.

    Por, aventura te Bashkimi i Koretinit, ka zgjatur shumë pak, pasi që lojtari ka vendsour t’i bashkohet ish skuadrës së tij, KF UV Malisheva.

    “Nga sot e tutje perseri do te jem pjese e Kf Uv Malishevë”, ka shkruar lojtari në Facebook.

    Afati është ende i hapur, dhe deri në përfundimin e tij, Dushi mund të ndërrojë mendje, duke zgjedhur ndoshta një skuadër të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!