×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi e përmbyllë Javën e Pavarësisë në Zvicër: Kosova orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 19:44

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka përmbyllur Javën e Pavarësisë në një manifestim të mërgatës në Zvicër.

    Krasniqi thotë se shteti ynë 15 vjet të ekzistencës, orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Jashtëzakonisht i nderuar që Javën e Pavarësisë e përmbylla aty ku ndjehem si në shtëpi, mes vëllezërish e motrash – në një manifestim madhështor të mërgatës sonë në Zvicër, e cila që në ditët më të vështira për Kosovën i ka kontribuar mbijetesës sonë si popull, e tani edhe si shtet.

    Dega e PDK-së në Zvicër, e drejtuar nga kryetari Ragip Xhaka, na emocionuan me organizimin dinjitoz për festën e pavarësisë së shtetit tonë.

    Në 15 vite të ekzistencës së Republikës së Kosovës, me ndihmën e aleatëve kemi bërë hapa të mëdhenj, kemi ndërtuar institucione dhe kemi vendosur themelet e një shteti modern, që orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika, por ndihma dhe mbështetja më e veçantë ka ardhë nga mërgata jonë, që dashurinë e angazhimin për Kosovën e ka të pakusht e të pandalshëm.

    E përderisa po ecin vitet e shtetit tonë të lirë, rrugëtimi jonë drejt Kosovës së ëndrrave tona, ende nuk ka përfunduar. Andaj, duke qenë së bashku si bashkëkombës e bashkëpartiakë, do të punojmë pareshtur për ta rikthyer vendin në binarët e sigurt të zhvillimit dhe të perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

    Uroj shumë që çdo ditëlindje e shtetit tonë, të jetë edhe ditëlindje e një Kosove më të qeshur, më të hapur, më të drejtë e më të dashur për gjithsecilin.
    Faleminderit për pritjen e ngrohtë!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!