×
  • Lajme
  • Lajme

    Kearns: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 21:21

    Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet mes vendeve.

    Ajo është shprehur e qartë, duke thënë se Britania nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë, duke argumentuar se një gjë e tillë nuk do të çonte në unitet, por konflikt dhe tension.

    “Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojë Republikën Srpska në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

    Kearns ka deklaruar se Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor ndërsa thotë se ka folur me ministren e Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla.

    “Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe, ishim shumë të qartë, nuk e mbështetim”, ka deklaruar ajo.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!