Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se inicimi i shpërbërjes së Kuvendit nuk është larg, ndonëse nuk ka pranuar të japë datë për këtë çështje.
Ai pas takimit, me zv.kryeministrin Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limajn, ka thënë se janë dakorduar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, porse janë në pritje të presidentit për ndërmarrjen e veprimeve, raporton KTV.
Në këtë takim, ka munguar kreu i koalicionit qeveritar, PAN, Kadri Veseli. Mungesën e tij, e ka arsyetuar nikoqiri i takimit, duke thënë se është kohë fushate.
Para Haradinajt, nga takimi është larguar kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimin me kreun e AAK-së dhe të AKR-së, ai e quajti takim për kafe.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të ekzekutivit pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.