×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të veturës së shkrumbuar, ku vdiq tragjikisht një i ri në Berat

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 9:28

    Një ngjarje tragjike ndodhi në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip ‘Benz’.

    Policia bën të ditur se gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, Merko, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi.

    Mjeti ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

    Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi 28-vjeçar.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!