Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.
Por, kërkesa e vokatit Tomë Gashi, i cili ka thënë se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori, është refuzuar, raporton gazetari Venhar Isufi për Reporteri.net.
Kujtojmë se Haki Abazi do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.
Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.