Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për çështjen e privatizimit të Telekomit pas shkëputjes së kontratës me Z Mobile.
Lluka për RTV Dukagjini ka përmendur çështjen e privatizimit të Telekomit ku sipas tij, ai institucion, pjesërisht duhet të privatizohet.
“Unë mendoj që duhet të privatizohet por jo e gjitha, 49% të mbesin pronë shtetërore ndërsa 51% të privatizohet. Kjo do ti jipte mundësi Telekomit që edhe të zhvillohej”, ka deklaruar Lluka.
Ai ka thënë se procesi i privatizimit do të fillojë vitin e ardhshëm.
“Ne me ekspertizën e Bankës Evropiane për ndërtim dhe zhvillim presim që diku në muajin prill apo në fillim të vitit që vjen, të hapet procesi i privatizimit. Diku për katër muaj do të përmbyllet nëse shkon çdo gjë në rregull por prap varet nga rikonstrukturimi se si do të ekzekutohet”, ka përfunduar minstri Valdrin Lluka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.