Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta rikthyer trajnerin Thomas Tuchel.
Gjiganti francez e ka ndërmend t’ia japë trajnerit gjerman ekipin në dorë për herë të dytë, njofton mediumi britanik “Evening Standard”, përcjell “Gazeta Express”.
Kampioni francez po planifikon t’i ndajë rrugët me trajnerin Christophe Galtier, mbi të gjitha pas humbjes në shtëpi nga Bayern Munichu në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por edhe pas disa humbjeve në kampionat.
Prandaj, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një rikthim të ish-trajnerit të Chelseat në “Parkun e Princave”.
Momentalisht, Tuchel është i lirë pasi ishte larguar nga Chelsea.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.