Naim Derri nga Gjakova thotë se të bijën 15 vjeçe ia rrëmbyen fqinjët.
Ai e akuzon Blerim Radostën, se i ndihmoi djalit po ashtu të mitur që me vajzën të largohen nga Kosova, njofton Klan Kosova.
E ëma thotë se nuk ka vërejtur më parë ndonjë kontakt të së bijës me atë djalë, tash 16 vjeç, por vajza nuk është në shtëpi nga 14 qershori.
Familja ka vetëm një kërkesë nga organet e rendit dhe drejtësisë në vend.
Rasti tash ka kaluar në Prokurori, e cila ende nuk di nëse vajza është larguar me të miturin me dëshirë apo jo. Por, të hënën e arrestuan babain e të dyshuarit si ndihmës i kryerjes së veprës penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.