×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtari ukrainas qëllon shokun e tij me plumb në kokë, po e filmonte teksa luante me armë

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 11:51

    Një ushtar ukrainas ka humbur jetën, pasi është qëlluar me plumb në kokë nga shoku i tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një kamp të ushtrisë ukrainase.

    Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, shikohet një ushtar ukrainas, i cili filmohet nga shoku i tij teksa luan me armën e shërbimit.

    Por, këtu ndodh tragjedia, pasi ushtari e shkrep pa dashje pistoletën, duke lënë të vdekur në vend me plumb në kokë shokun e tij.

    Mësohet se, pasi është qëlluar në kokë, ushtari ukrainas është nisur me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!