Kryetari i komunës dhe kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri, sot mbajti takimin e paralajmëruar me Kryesinë e gjerë dhe kryetarët e nëndegëve në këtë qytet, ku u diskutua për të ardhmen politike të tij.
Siç mëson Veriu.info në këtë takim Kryesia e gjerë dhe kryetarët e nëndegëve i kanë dhënë përkrahje të fuqishme zëvendëspresidentit të AKR-së, Agim Bahtirit, që ai në ditët vijuese të merr vendimin përfundimtar në emër të degës për t’u pozicionuar politikisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në muajin shtator.
Në këtë takim mësohet se Bahtirit i është rikonfirmuar mbështetja se anëtarët e AKR-së do të jenë pas tij për secilin koalicion parazgjedhor që do të vendos ta propozoj dhe bëjë veti ai.
Kryetari Bahtiri iu ka thënë pjesëmarrësve se do të jetë shumë i vëmendshëm se si do të pozicionohet politikisht, për shkak se në duart e Qeverisë së ardhshme do të jetë Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, ku çështje kryesore do të jetë ruajtja e sovranitetit torritorial të veriu dhe veçanërisht Mitrovicës.
Përveç degës së AKR-së në Mitrovicë, mësohet se prapa vendimit të kryetarit Bahtiri do të qëndrojnë edhe degë të tjera të AKR-së. Ky qëndrim vjen si shkak i idesë politike të Agim Bahtirit dhe vizionit të tij.
Ndryshe, Reporteri.net ka raportuar se Bahtiri javën e kaluar kishte lëshuar demostrativisht një takim me Behgjet Pacollin, pasi që nuk ishte pajtuar në lidhje me koalicionet e ardhshme parazgjedhor.