×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i kthehet Haxhiut: S’mund ta heqësh vëmendjen nga rasti “Dehari” me kritika ndaj nesh

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 18:13
    Partia Demokratike e Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, pas dorëzimit në Kushtetuese të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka thënë se ministrja e Drejtësisë po tenton të largojë vëmendjen nga zhdukja e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

    Albulena Haxhiu tha se dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim ‘zhagitjen’ e reformave meqë ky projektligj ka kaluar në Komisionin e Venecias.

    Por, Gruda thotë se ajo nuk mund të largojë vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.

    PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

    “Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj. Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!