Fatmir Sejdiu, ka treguar se ende formalisht nuk e ka shpallur kandidaturën, duke thënë se këtë gjë do ta vendos në Kuvendin e 9-të që do të mbahet të shtunën.
Ai ka shprehur frikën se mund të ndodhë sërish si në 2015-tën kur nuk u lejuan kandidat të caktuar të garojnë me arsyetimin se duhet t’i kenë votën e gjysmës së delegatëve.
“Kjo normë ka shkaktuar probleme dhe është një moment që duhet të mos përsëritet. Kjo çështje nuk është kaluar dhe kam frikë që do përsëritet sërish dhe kjo nuk është në rregull. Problemi është i Kuvendit të 2015-tës”, ka deklaruar Sejdiu në Dukagjin, shkruan Reporteri.net
Ai ka shtuar se secili që është delegat në Kuvend duhet të ketë mundësinë të shpallë kandidaturën.
I pyetur se a i ka votat e 177 delegatëve për të shpallur kandidaturën, ai nuk ka dashur të jape një përgjigje të saktë, por ka thënë se kjo gjë është antikushteteuse. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.