×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 7:33

    Ngjarjet e datës 22 shkurt 2023.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; njoftohet në lidhje me dorëheqjen e anëtarit të KGjK-së nga komuniteti serb etj. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shqyrton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:50 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga dy seanca të mbajtura më 22 dhe 23 dhjetor 2022. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

    Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS organizojnë ceremoninë e promovimit të librit “Kryemjeshtri”, të autorit Arsim Maxhera. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

    Komuna e Istogut shpall lojtarin e vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komal të Istogut, ora 15:00)

    Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës hap ekspozitën vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj,. (Pallati i Rinisë, salla e ekspozitave, ora 18:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!