×
  • Sport
  • Sport

    Rashica edicionin e ri do të ketë përgjegjësi shtesë te Werderi

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 21:21

    Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, në edicionin 2019/20 do të ketë përgjegjësi shtesë te Werder Bremeni.


    Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se trajneri Florian Kohfeld ia ka besuar Rashicës penalltitë. Këtë vendim Kohfeld e ka marrë, pasi Max Kruse që ishte përgjegjës për penalltitë, është larguar nga ekipi, shkruan “Koha Ditore”.

    Rashica te Werderi shihet si lider për edicionin e ri pas shpërthimit që pati edicionin e fundit. 23-vjeçari realizoi 12 gola dhe asistoi gjashtë herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.

    Te kjo skuadër u transferua në janar të 2018-s nga Vitesse për shtatë milionë euro dhe ka kontratë deri më 2022.

    Rashica ka edhe 24 ndeshje e katër gola të realizuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!