Sot janë arrestuar 12 persona për “trafikim me njerëz” dhe “mundësim apo detyrim në prostitucion”, derisa është identifikuar një viktimë.
Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar).
6 nga 12 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 28 orë.
Policia thotë se gjatë operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole, 3 fishekë 9 mm, 5 telefona mobile dhe dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.
“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.