×
  • Sport
  • Sport

    Drita fiton derbin kundër Prishtinës

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 15:22

    Janë zhvilluar sot tri ndeshjet e para të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Vëmendja kryesore ishte në Lipjan, aty ku u zhvilluar derbi i madh ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, dhe i cili i takoi skuadrës gjilanase që triumfoi me rezultat 2-1, raporton KosovaPress.

    Fillimisht skuadra e Ismet Munishit kaloi në epërsi në minutën e 34’ me golin e Bielsas, por më pas skuadra e Arsim Thaçit bëri përmbysjen e madhe me dy gola të shpejtë në minutat 43’ dhe 47’ përmes Krasniqit dhe Baftiut.

    Me këtë fitore, Drita merr pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, por ekipi i Ilir Dajës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Gjilani nga ana tjetër ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, kurse derbi i mbijetesës ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt u mbyll me barazim 1-1.

    Te enjten do të zhvillohen dy ndeshjet tjera ku ballafaqohen Dukagjini-Llapi dhe Trepça ’89-Ballkani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!