Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka thënë se Kosova është çështja më e rëndësishme politike dhe e sigurisë për Serbinë dhe se sipas tij nuk është e mundur të negociohet për propozime të reja deri në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Falë një politike të mençur, ne kemi formuar një pozicion të qartë dhe të vendosur negociues. , sipas të cilit nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ju e keni të qartë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel ka një peshë të veçantë, sepse ne duam të mbetemi këmbëngulës në mbrojtjen e interesat tona kombëtare, në radhë të parë për të mbrojtur popullin tonë dhe identitetin kulturor e fetar”, deklaroi ai, raporton Kosovo Online.
Ai theksoi se Serbia ende beson se anëtarësimi i plotë në BE është i arritshëm.
Këto deklarata, ministri i Jashtëm i Serbisë i bëri pak ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ku pritet të flasin për planin evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.