×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet prezenca e pjesëtarëve të EULEX’it tek bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 18:22
    Pamje nga jashtë banesës së ish-këshilltarit të Thaçit, ku vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të EULEX-it

    Po vazhdon ende bastisja e shtëpisë së Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Në disa fotografi që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, shihet një prezencë e shtuar e pjesëtarëve të njësisë speciale të EULEX-it, jashtë banesës së ish-këshilltarit të Thaçit.

    Përpos njësive të EULEX-it, në këtë bastisje po asiston edhe Policia e Kosovës, bastisje kjo që nisi me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara.

    Aktualisht është bllokuar edhe parkingu i ndërtesës ku banon Behramaj.

    Nga Zyra Prokurorit të Specializuar, nuk kanë komentuar bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit.

     

    Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga ZPS-ja kanë thënë se nuk mund të komentojnë mbi hetimet e veta.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

    Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë më datë 3 prill. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!