×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 19:23
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ambasadën e Japonisë në Kosovë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito.

    Haradinaj ka thënë se Japonia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës. Isha i nderuar të jem prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur”.

    “Me këtë rast, Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare. Me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur”, ka përfunduar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!