×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë ndonjëherë, në Beograd festohet Pavarësia e Kosovës, Mustafi: Emocion i veçantë

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 19:55
    Pavarësia e Kosovës festohet në Beograd, me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari

    Politikani Ragmi Mustafi, nga Lugina e Preshevës, ka bërë të ditur se, për herë të parë ndonjëherë, në Beograd është festuar Pavarësia e Kosovës.

    Mustafi tha se festa u organizua nga ambasadori Jetish Jashari, ku përpos përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës, të ftuar ishin edhe shoqëria civile në Beograd dhe diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë”, ka shkruar Mustafi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD

    Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!

    Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

    Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!