Aksidenti i rëndë në magjistralen Ferizaj-Shtime, përpos se ua mori jetën katër të rinjve, ka lënë edhe dy të tjerë të lënduar.
RTV Dukagjini raporton se, sipas drejtorit të spitalit të Ferizajt, në aksident kanë qenë të përfshirë edhe një grua shtatzënë me burrin e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këta të fundit kanë përfunduar për trajtim në QKUK pas plagëve të rënda që morën. Drejtori i spitalit ka deklaruar se gruaja ka pësuar disa fraktura në këmbë dhe thyerje të krahut.
Kujtojmë se në aksidentin fatal, të përfshira ishin tri vetura. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se katër personat vdiqën aty-për-aty, në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.
Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj–Shtime
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.