×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK s’ka plane për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, Zemaj: Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 23:58
    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka theksuar se nuk do të ndërmarrin hapa për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

    Sipas tij, LDK dhe Abdixhiku do të kthehet në pushtet vetëm me vota e me përkrahje të qytetarëve, jo në ndonjë mënyrë tjetër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “LDK kthehet në pushtet vetëm me vota. Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe. Nuk ka mundësi tjetër dhe të tjerat janë vetëm akuza pa bazë” Opozita nuk i ka as votat për ta rrëzuar Qeverinë”, tha ai në T7.

    Tutje, ai foli edhe për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje karshi planit evropian dhe themelimit të Asociacionit.

    “Tendenca e VV’së, kryeministrit dhe eksponentëve që të thotë se pranojmë planin franko-gjerman, e pastaj e qet tjetrin të thotë nuk e pranojmë Ascoiacionin e tjetrin që nuk e pranojmë një pikë tjetër është e gabuar. Ne kërkojmë përgjegjësi”, shtoi ai.

    “Kur kemi folur ne me Escobarin, apo Escobarat që po thotë ai, ky ka qenë duke luftuar pavarësinë, e marrëveshjet e të tjerat. Kur ua kemi thënë ne Escobarëve që do të jemi të pavarur, ky ka qenë në demonstrata. Pavarësinë po e feston përgjysmë. Dikush nuk e njeh himnin, dikush Kushtetutën e dikush simbolet”, përfundoi ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!