×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim shumë me rëndësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 10:26

    Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë bashkatdhetarët, respektivisht policë mbajtësit se në kuptim të nenit 41 të ligjit numër 05/L-132 për Automjete, mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor të Kosovës jo me gjatë se 3 muaj nga data e hyrjes në Kosovë, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë.

    Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me ligjin.

    Gjithashtu Byroja Kosovare e Sigurimit rekomandon bashkatdhetarët që gjatë ardhjes në Kosovës mund ta marrin online policën e sigurimit kufitar, për të mos pritur fare në sporteret e BKS-së nëpër pikat kufitare.

    Ky njoftim është i vendosur dhe theksuar në ngjyrë të kuqe në policat e sigurimit kufitar të lëshuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!