×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET dënon gjuhën e përdorur në Kuvendin e Kosovës, kërkon të merren masa ndaj deputetëve

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 18:30
    Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, e ka konsideruar denigruese gjuhën e përdorur në vazhdimësi nga deputetët e Kosovës në seanca të Kuvendit.

    Pas seancës së sotme, e cila u përcoll me përballje mes deputetëve e ministrave që deri diku kaluan edhe në gjuhë fyese, AVONET ka shprehur shqetësim lidhur me nivelin e diskutimit dhe gjuhës së përdorur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “AVONET, edhe sot ka përcjellur me vëmendje seancën e mbajtur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin e thellë për nivelin e diskutimit parlamentar dhe përdorimin e gjuhës joparlamentare”, thuhet në reagim.

    “AVONET e dënon gjuhën e përdorur nga ana e përfaqësueve të popullit, sepse Kuvendi si I tillë do të duhej të shërbente në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, e jo të shndërrohet në nje arenë të kërcënimit, fyerjeve dhe tentimit për të sulmuar gojarisht grupet paralamentare”, thuhet tutje.

     

    Ky rrjet ka kërkuar që të ketë ndëshkime ndaj deputetëve që përdorin gjuhë të këtij niveli.

    Kujtojmë se në seancën e sotme të parlamentit, prej përballjeve më të ashpra ishte ajo mes deputetit të PDK-së, Bekë Berisha, dhe ministres Albulena Haxhiu, e cila eskaloi në gjuhë denigruese. /Reporteri.net/.

    “Mbylle gojën”, Ministrja Haxhiu përplaset me Hisen Berishën e PDK-së, babai i Astrit Deharit lëshon sallën e Kuvendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!