×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi-Konjufcës për ministren Hajdari: Në LVV keni forca detyruese, si po e lë me folë këtë ministre?

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 19:17
    Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca

    Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

    Fillimisht deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.

    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.

    “Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytetarin, është shumë e rënd çka po flet sot”, tha ajo.

    Aty reagoi deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tregoi pse po çuditet me kryesuesin e seancës, Glauk Konjufca

    “Sinqerisht po çuditem prej teje, por meqë kohëve të fundit e kemi kuptuar se ka një forcë tjetër më madhore në partinë e juaj që i detyron njerëzit me fol, si po e lë me fol këtë ministre. Qysh mund të dal e të thotë në Kuvendin e Kosovës, ju jeni të mallkuarit që e keni dërguar një rast në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin që është shkel Kushtetuta, si mund ta thuash atë“, tha ai.

    Ai tha se e kanë dërguar ligjin në Kushtetuese për shkak të tregut të lirë.

    Deputetëve të LDK-së i doli në mbështetje edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se dy funksione që i kanë deputetët mallkohen ose ofendohen nga akterët qeveritar.

    “Një ministre që mallkon deputetët dhe një tjetër që i thotë deputetit ty ta kisha ndalu fjalën me ligj dhe shqetësimi im është se ky vend këtu, është vendin ku deputeti përtej se me fol, ka mandat që ligjet me i sfidu kushtetutshmërisht”, tha ajo. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!