Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është me bashkuar se kurrë.
Ai tha se Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, por gjeti një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve.
“Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, tha Haradinaj.
Tutje Haradinaj tha se Putini tani është i turpëruar dhe bota demokratike është më e bashkuar se kurrë.
“Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë. Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e medha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të”, shtoi ai. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.