Tërheqja e detit është një fenomen që ndodh vit pas viti, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe ka qenë me e dukshme në bregdetin e Vlorës dhe në Lezhë po ashtu.
Por ajo që është vënë re nga qytetarët dhe nga ekspertët e mjedisit është fakti se në qytetin e Vlorës tërheqja këtë vit ka qënë më e theksuar.
Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj deklaroi për emisionin “Good Morning Albanians” kjo është një problematikë që po shqetëson ambientalistët.
“Në fakt, ndodh çdo vit, por nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa. Siç e shihni, unë jam në zonën e Lungomares. Kjo strukturë në det është ndërtuar nga arkitekti për të krijuar një lloj dinamike ku të dukej baticë-zbatica, që qytetarët ta shohin këtë fenomen si atraksion. Asnjëherë nuk kishte dalë kaq shumë, ka qenë shumë e fortë përmasa e tërhqejes së detit”, tha gazetarja.
“Kjo po shqetëson edhe ambientalistët, pasi një pjesë kaq e zbuluar e bregdetit, do të thotë një vdekje për ekosistemin. Ka rreth katër ditë që deti është tërhequr. Specialistët shprehen se kjo është një problematikë”, raportoi gazetarja Ebrieta Maçaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.