×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihen tri vetura, një person me lëndime të rënda trupore nga aksidenti në Prizren

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 11:10

    Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në Prizren.

    Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar tre ngasësit e automjeteve dhe një pasagjer.

    Njëri nga vozitësit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

    “Prizren 23.02.2023 – 23:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre ngasësit dhe një pasagjer. Njëri nga ngasësit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!