×
  • Sport
  • Sport

    Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve, Prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 11:42

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare.

    “Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Gazeta e njohur franceze ‘Le Parisien’, ka dhënë detaje të reja në lidhje me klubin dhe arrestimet e kryera në Francë, ku në qendër të skandalit është klubi i Llapit.

    Sipas kësaj gazete, grupi prej afër 10 personash të moshës 22 deri 50 vjeç janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të kurdisura nga klubi i Llapit nga Podujeva.

    Sipas Le Parisien në këtë skandal të përfshirë janë drejtuesit e klubit, anëtarët e stafit teknik dhe disa lojtarë.

    Klubi nga Podujeva, Llapi ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare pas artikujve të shumtë mbrëmjen e së enjtes, ku akuzohej për trukimin e ndeshjeve gjatë vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!