×
  • Sport
  • Sport

    Mblidhet FFK-ja pas raportimeve për kurdisje të ndeshjeve

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 11:47

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka mbajtur mbledhje sot në të cilën janë shqyrtuar raportimet në lidhje me pretendimet për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

    Sipas njoftimit, Komiteti Ekzekutiv ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për ta hulumtuar rastin dhe për ta adresuar atë në mënyrë urgjente tek organet kompetente.

    “KE i FFK-së e ftoi në raportim zyrtarin për Integritet të Garave dhe i njëjti vuri në pah se në vazhdimësi i ka raportuar të gjitha çështjet dhe parregullsitë potenciale tek Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe dukurive tjera negative në sport, si organ kompetent në Republikën e Kosovës që merret me dukuritë negative. Zyrtari për Integritet të Garave e njoftoi KE-në se në vazhdimësi ka qenë në kontakt edhe me zyrtarët e UEFA-s dhe për çdo parregullsi e ka informuar Këshillin e lartpërmendur dhe nëse ka pasur nevojë edhe organet disiplinore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Tutje, bëhet e ditur se FFK-ja, bashkë me autoritetet në Kosovë do të koordinohet me UEFA-n dhe organet e tjera ndërkomëbtare për hetimin e rastit, teksa bëhet e ditur se varësisht prej rezultateve të hetimit, organet disiplinore të FFK-së do të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj klubeve apo individëve të përfshirë në parregullsitë eventuale.

    “FFK është plotësisht e gatshme të bashkëpunojmë me çdo autoritet të Republikës së Kosovës dhe me ato ndërkombëtare, në mënyrë që të ruhet integriteti i futbollit dhe i sportit kosovar në përgjithësi”.

    “Kampionati ynë vitet e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe në atë të organizimit dhe të investimeve, prandaj si FFK do të qëndrojmë vigjilent dhe do të jemi zero tolerant ndaj keqpërdoruesve dhe çdo gjëje që e njollos integritetin e garës dhe imazhin e futbollit tonë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!