×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa mund Kosova të përfitojë nga propozimi evropian, flet ambasadori Guerot

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 16:42
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur lidhur me propozimin evropian për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

    Në këtë propozim, nuk përfshihet sigurimi i njohjes nga pesë shtetet skeptike brenda Bashkimit Evropian, që mund t’i nxjerrin probleme Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në struktura evropiane, përfshirë këtu edhe NATO-n, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, sipas ambasadorit Guerot, Kosova ka shumë arsye për të qenë optimiste pasi, sipas tij, dialogu ofron mundësi që mund të krijojnë perspektiva të reja, nëse Kurti dhe Vuçiq dinë t’i shfrytëzojnë.

    “Përkundrazi, mendoj se ka arsye për të qenë optimist. Optimist i arsyeshëm, por gjithsesi optimist. Dialogu ofron mundësi, nëse secili prej dy vendeve di t’i shfrytëzojë ato, kjo mund të krijojë perspektiva të reja. Por, edhe për arsye të dinamizmit specifik për Kosovën, popullsinë e saj të re dhe plot frymë ndërmarrësie dhe potencialin e saj. Në vitin 1999 dhe më pas në vitin 2008 Franca ishte në anën e Kosovës. Ajo është ende dhe është e gatshme ta shoqërojë në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik”, tha për Express, ambasadori Olivier Guerot. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!