Eden Hazard në këtë verë u transferua te Real Madridi për 100 milionë euro, por kjo shumë mund të shkojë në 130 milionë euro, varësisht suksesit që tregon belgu.
Sulmuesi 29-vjeçar u largua nga Chelsea me një formë tejet të lartë, duke shënuar 16 gola dhe kishte bërë 15 asistime në Ligën Premier.
Ylli belg e kishte kërkuar për disa vite kalimin te Los Blancos, derisa në këtë verë e realizoi ëndrrën e tij që të kalojë në Santiago Bernabeu.
Por, gjërat nuk kanë shkuar mirë për Hazardin në këtë verë, pasi në pushime siç duket e ka tepruar me ushqim.
Në momentin kur belgu hyri në fushën e Real Madridit për t’u prezantuar para tifozëve, vërehej qartë se kishte shtuar peshë.
Daily Mirror tani raporton se Hazard ka shtuar shtatë kilogramë më shumë se sa që i kishte kur e përfundoi sezonin te skuadra londineze
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.