×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për telefonatën me Chollet: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë kërkon njohjen reciproke në qendër

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 23:20
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Fotografi nga arkivi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për thirrjen telefonike që zhvilloi me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet, dy ditë para takimit me Vuçiqin në Bruksel.

    Kurti tha se kjo bisedë telefonike me Chollet shërbeu si një mundësi që t’ia rikonfirmojë ShBA-së se e pranon si bazë të mirë propozimin evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë mund të arrihet me njohje reciproke në qendër të marrëveshjes, dhe respektim të të drejtave të minoriteteve në të dy shtetet.

    “Bashkëbisedim i mirë sot me @CounselorDOS. E konfirmova mbështetjen time për propozimin e BE-së si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke në qendër të marrëveshjes si dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve, në të dyja shtetet”, njoftoi Kurti në Twitter.

    Me ftesë të BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar lidhur me vazhdimësinë e dialogut me bazë propozimin evropian.

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka treguar se presin që të dy palët të deklarohen përfundimisht pro këtij propozimi të hënën, derisa tha se diskutime të mëtejme mbi përmbajtjen e këtij propozimi nuk do të lejohen, çka e ka çuar atë në formatin “mere ose lëre”. /Reporteri.net/.

    Në prag të takimit në Bruksel, Kurti në telefonatë me Cholletin – flet edhe për të drejtat e pakicave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!