×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke si thelb, reciprocitet si princip

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 11:20

    Dy ditë para takimit në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se Kosova do të jetë palë konstruktive në dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se në këtë proces do të jetë i përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ.

    Sipas tij  statusi aktual i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është normal, andaj ai ka thënë se duhet njohja reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.

    “Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takime e bisedime në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët specialë nga Perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, parimorë, konstruktivë e kreativë. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Me ftesë të BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar lidhur me vazhdimësinë e dialogut me bazë propozimin evropian.

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka treguar se presin që të dy palët të deklarohen përfundimisht pro këtij propozimi të hënën, derisa tha se diskutime të mëtejme mbi përmbajtjen e këtij propozimi nuk do të lejohen, çka e ka çuar atë në formatin “merer ose lëre”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!