×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është viktimë e padrejtësisë kriminale”, Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin nga mbledhja e Këshillit të VV-së

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 11:39

    Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka përmendur Adem Demaçin e Astrit Deharin, ku për këtë të fundit kërkoi drejtësi.

    Kurti tha se ish-aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur, ndërsa Demaçin e cilësoi si vigan të rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe.

    “Të dy janë busulla të Lëvizjes sonë dhe për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja. Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin, kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund për shokun tonë, Astrit Deharin”, është shprehur Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!