Një burrë nga provinca kanadeze e Ontarios ka fituar një çmim të madh lotarie për herë të tretë në pesë vjet.
Banori i Oshawa, Steven Antal ka luajtur rregullisht lojëra fati për 20 vjet, dhe këtë muaj ai fitoi 550 mijë dollarë kanadezë (403 mijë dollarë amerikanë) në Bigger Spin.
“Kjo është fitorja ime e tretë e madhe. Së pari fitova 250 mijë dollarë, më pas 100 mijë dollarë, të dy rastet në vitin 2018,” tha Antal, raporton shërbimi publik kanadez CTV.
“Bigger Spin” është një lojë kanadeze ku çmimi kryesor është 500 mijë dollarë dhe më i madhi është një milion.
Antal e mori çmimin më 14 shkurt, në ndeshjen e NBA-së mes Torontos dhe Orlandos.
Në total, Antal mori 900 mijë dollarë kanadezë (660 mijë dollarë amerikanë) në tre çmimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.