×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varrosen babë e bijë që vdiqën nga aksidenti në Hodonovc të Kamenicës

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 7:59

    Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.

    33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra.

    Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit.

    Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

    Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet.

    Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!