×
  • Lajme
  • Lajme

    Elmi Reçica njofton se PDK ka hapur degë në Kanada: Do të jemi më afër mërgimtarëve

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 21:56

    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se kanë hapur degë edhe në Kanada.

    Ai thotë se Partia Demokratike e Kosovës tashmë do të jetë më afër mërgimtarëve tanë në Kanadanë e largët.

    Postimi i tij:

    Partia Demokratike e Kosovës tashmë po konsolidohet në çdo vend të botës ku ka shqiptarë.

    Përmes një kuvendi zgjedhor shembullor, Partia Demokratike e Kosovës formon degën e saj edhe në Kanada.

    Në prani të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili përfaqësoi edhe Komisionin për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe të një numri të madh të delegatëve pjesëmarrës, Kuvendi zgjodhi Ridvan Pacollin kryetar për degën e PDK-së në Kanada, Këshillin e Degës dhe Kryesinë.

    Partia Demokratike e Kosovës tashmë do të jetë më afër mërgimtarëve tanë në Kanadanë e largët.
    Punë të mbarë e suksese strukturave udhëheqëse të degës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!